Macri kërkon të vërtetën për fatin e nëndetëses së zhdukur

Amerika

Macri kërkon të vërtetën për fatin e nëndetëses së zhdukur

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 22:32
Mauricio Macri

Presidenti agjentinas, Mauricio Macri kërkoi sot hetim serioz për të njohur të vërtetën për nëndetësen “San Juan”, që është zhdukur javën e kaluar me 44 anëtarë të ekuipazhit.

“Situata ku ndodhemi kërkon një hetim serioz, në thellësi, që do të mundësojë zbardhjen e së vërtetës sesi një nëndetëse që ishte në gjendje perfekte për të lundruar në mënyrë të dukshme, ra viktimë e një shpërthimi”, deklaroi kreu i shtetit në një fjalim të shkurtër në selinë e Marinës argjentinase.

“San Juan” rezulton e humbur prej së mërkurës së 15 nëntorit në 07:30 (10:30 GMT). Nëndetësja nuk ka aktivizuar sinjalet paralajmëruese, në rast avarie në mjetin lundrues.    

Marina nuk ka dashur të prononcohet zyrtarisht se nuk ka më asnjë shpresë për gjetjen e të mbijetuarve.

Në zonën ku u regjistrua shpërthimi, në 400 kilometra nga brigjet argjentinase, thellësitë oqeanike variojnë nga 200 në 3 000 metra. Poshtë 600 metrave, “San Juan” do të shpërbëhej nga presioni, shprehen specialistët.

Për Horacio Tobias, ish-kreu i zhytjes i “San Juan”, shpërthimi ka qenë aq i dhunshëm saqë ekuipazhi nuk ka pasur kohë për të kuptuar se për çfarë bëhej fjalë.

Kërkimet janë përqendruar sot në një zonë më të kufizuar në Atlantikun Jugor, për të bërë të mundur lokalizimin e nëndetëses ushtarake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat