Eksodi i diplomatëve amerikanë. Sindikata: Ikën për shkak të Trump

Amerika

Eksodi i diplomatëve amerikanë. Sindikata: Ikën për shkak të Trump

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 10:34
Ambasada amerikane

Që nga janari, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur 60% të ambasadorëve të tyre të karrierës, sipas kryetares së Sindikatës së Punës që përfaqëson diplomatët amerikanë.

“Radhët e lidershipit po shpërbëhen me një shpejtësi marramendëse”, thotë Barbara Steffenson, ish-ambasadore në Panama. Talentit, në majat e tij, praktikisht i është prerë koka, shton ajo në deklaratën e vet të ashpër.

Humbja e shpejtë e kaq shumë oficerëve të lartë, tha Steffenson, ka ndikim serioz, të menjëhershëm dhe të prekshëm mbi kapacitetin e Shteteve të Bashkuara për të formëzuar eventet botërore.

Letra e dërguar Foreign Service Journal është është zëri më i fundit që ngrihet me shqetësim nga diplomatët veteranë lidhur me kërcënimet në rritje ndaj Departamentit të Shtetit. Eksodi i oficerëve të zhgënjyer të karrierës po e privon këtë institucion nga dekada të tëra eksperience diplomatike, ndërsa ngrirja e punësimeve të nivelit më të ulët nuk do të bëjë gjë tjetër veçse do ta dobësojë atë akoma më shumë në të ardhmen.

Vihet re gjithashtu një ritëm i ngadaltë i caktimeve politike në pozicionet kyç të punës. E vërteta, sipas ekspertëve, është se numri i personelit të kualifikuar është mjaft i vogël. Presidenti Trump, thotë BBC, refuzon këdo që i është kundërvënë kandidaturës së tij dhe pikërisht këtë gjë ka bërë shumica e “establishment”-it republikan të politikës së jashtme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat