Michelle Obama: Mos hidhni në Twitter çdo mendim

Amerika

Michelle Obama: Mos hidhni në Twitter çdo mendim

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 17:21
Ish-zonja e parë e SHBA-së, Michelle Obama

Ish-zonja e parë e SHBA-së, Michelle Obama ka thënë se fjalët janë të rëndësishme, sidomos në kohën kur rrjetet sociale mund të përdoren si armë.

Ajo tha në samitin e liderëve të ri, në organizim të fondacionit "Obama" në Çikago, se njerëzit nuk duhet të hedhin në Twitter çdo mendim, pasi sipas saj, "mendimet e para nuk janë të denja për dritën e ditës".  Komenti i saj shkaktoi të qeshura në mesin e të pranishmëve, pas të cilës ajo shtoi se nuk ka menduar në askënd veçanërisht.

Bashkëshortja e ish-presidentit Barack Obama tha se njerëzit që “cicërojnë” në Twitter, sidomos të rinjtë, duhet të mendojnë për atë se çfarë shkruajnë dhe ta bëjnë këtë në pajtim me rregullat gramatikore dhe drejtshkrimit.

Në mesin e pjesëmarrësve të samitit ishte edhe princi britanik Harry.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat