SHBA, policia në kërkim të sulmuesit që vrau dy persona në kampus

Amerika

SHBA, policia në kërkim të sulmuesit që vrau dy persona në kampus

Nga: A.S. Më: 25 tetor 2017 Në ora: 13:51
Kampusi ku është bërë vrasja

Ende nuk është arrestuar sulmuesi i kampusit universitar në Grambling të Luiziana, i  cili qëlloi për vdekje dy persona pas një përleshje me armë, raporton “Daily star”, përcjell “Bota sot”.

Zyrtarët policorë që arritën në vendngjarje kanë gjetur dy burra të vdekur në oborrin e këtij universiteti, por ende nuk e kanë identifikuar dhe arrestuar vrasësin.

Viktimat janë persona të rinj të moshës 23 vjeçare, dhe njëri prej tyre ishte student. Të dy të vdekurit ishin nga Farmerville në Union Parish.

Zëdhënësi i policisë Ëill Sutton tha: "Dhuna nuk ka vend në kampusin tonë”.

"Ne do të bashkëpunojmë plotësisht me hetimin e policisë".

Ky sulm vjen vetëm disa ditë pasi Universiteti Teknik i Teksasit ishte vendosur në bllokim të policisë,pasi një person i armatosur kreu një sulm.

Po ashtu, gjatë këtij muaji, 58 vetë persona u vranë në masakrën e Las Vegasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat