Të shtëna në Merilend, tre të vrarë

Amerika

Të shtëna në Merilend, tre të vrarë

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 18:39
SHBA

(E plotësuar) - Nga të shtënat që kanë ndodhur sot në një park në verilindje të shtetit federal amerikan Merilend, janë vrarë tre persona dhe dy të tjerë janë plagosur, ka thënë sot sherifi i qarkut në këtë shtet, Jeffrey Galer.

Ai tha se sulmuesi është identifikuar dhe se policia është vënë në kërkim.

Rasti ka ndodhur në parkun Emmorton Business në Edgewood, 30 mile larg Baltimore dhe ende nuk ka të arrestuar.

***

Të paktën tre persona janë vrarë nga një person i armatosur në një park në Maryland të Shteteve të Bashkuara.

Raportohet se sulmuesi është në arrati.

Sherifi i Harford County ka thënë se oficerët kanë arritur në vendin e ngjarjes në “Emmorton Business Park” në Maryland.

SHBA-ja u trondit më 1 tetor nga incidenti më vdekjeprurës në histori të saj, kur Stephen Paddock vrau 58 persona dhe plagosi mbi 500 të tjerë në një koncert muzike në Las Vegas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat