Vranë studentin e armatosur me pistoletë lodër, policia publikon pamjet

Amerika

Vranë studentin e armatosur me pistoletë lodër, policia publikon pamjet

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 12:03
Pamje nga videoja

Departamenti i policisë së New York ka shpërndarë pamjet e filmuara nga kamerat e trupit të efektivëve të policisë, ku është regjistruar edhe momenti i vrasjes së një studenti të armatosur me thikë e pistoletë lodër.

Në videon 16 minuta të gjatë, shfaqen momente kaotike nga operacioni i policisë i 6 shtatorit, ku mbeti i vrarë 31-vjeçari Miguel Richards, student i teknologjisë së informacionit

. Publikimi i videos nga departamenti i policisë bëhet me qëllim sqarimin e ngjarjes për publikun dhe pastrimin e figurës së uniformave blu, të cilat dallohet në video teksa i bëjnë shpesh herë thirrje që të ulë thikën dhe armën në tokë e të ngrejë duart lart, por qëndrimi i 31-vjeçarit solli edhe reagimin efektivëve, të cilët e qëlluan për vdekje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat