Maduro synon rritjen e pushtetit, pas paralajmërimeve të Trumpit

Amerika

Maduro synon rritjen e pushtetit, pas paralajmërimeve të Trumpit

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 19:00
Një mbështetëse e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, duke mbajtur një portret të ish presidentit Hugo Chavez, Venezuelë, foto nga arkivi

Derisa nënpresidenti amerikan, Mike Pence, është duke vizituar Amerikën Latine, me synimin e uljes së tensioneve, pas kërcënimeve të shefit të tij, presidentit Donald Trump, për mundësi të aksionit ushtarak në Venezuelë, lideri i këtij vendi, Nicolas Maduro, ka tentuar të rrisë pushtetin e tij, duke mbajtur një protestë “anti-imperialiste”.

Marshi ka nisur gjatë ditës së sotme, dhe ishte pritur të përfundonte në pallatin presidencial, ku Maduro do ta mbante një fjalim para protestuesve, derisa nënpresidenti Pence, është duke vazhduar vizitën në këtë rajon, i cili ka nisur në Komumbi, gjatë ditës së diel.

Në Kartagjenë, Pence ka thënë se administrata e SHBA-së, është e bindur se mund të gjendet një zgjidhje paqësore në Venezuelë.

Në këtë vend kanë vdekur më shumë se 120 persona, në protestat kundër Maduros, që nga muaji prill.

Maduro në anën tjetër ka thënë se vendi duhet të jetë i bashkuar në frymën socialiste, në mënyrë që të mbrohet nga ndërhyrja e SHBA-së, e cila sipas tij ka qëllim pushtimin e burimeve të naftës në këtë vend.

Marshi ka nisur në sheshin kryesor, derisa mijëra protestues, kanë thirrur, “Venezuela dhe Amerika Latine kundër perandorisë!”.

Muajin e kaluar, Venezuela, e zgjedhur një asamble, e cilaka mandat të rishkrimit të kushtetutës, ashtu që t’i jap më shumë fuqi presidentit Maduro.

Maduro dhe mbështetësit e tij, mendojnë se kjo amsamble është shpresa e vetme e Venezuelës, për sigurimin e paqes dhe prosperitetit.

Opozita e ka bojkotuar amamblenë, duke e cilësuar si hap drejt diktaturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat