Penc: Aleatë tanë në Evropën Lindore, ne jemi me ju

Amerika

Penc: Aleatë tanë në Evropën Lindore, ne jemi me ju

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 00:17
Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence

Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, i cili po zhvillon një vizitë në vendet e baltikut, gjatë vizitës në Talin të Estonisë, sot ka siguruar aleatët evropianë se Amerika është me ta.

Pence do të vizitojë tre shtet baltike dhe pastaj do të qëndrojë edhe në Gjeorgji dhe Mal të Zi, ku po ashtu do të jep mesazhin e presidentit Doland Trump, se SHBA-të do të qëndrojnë pranë tyre, raporton AFP.

"Është një mesazh (slogani zgjedhjeve të Trampit) ‘Amerika e para’, nuk do të thotë vetëm Amerika. Mesazhi ynë për shtetet baltike dhe mesazhi im, kur do ta vizitojë Gjeorgjinë dhe Malin e Zi, do të jetë i njëjtë: aleatë tanë këtu në Evropën Lindore, ne jemi me ju”, tha Pena për Fox News.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat