Opozita venezuelase bënë thirrje për bllokimin e rrugëve

Amerika

Opozita venezuelase bënë thirrje për bllokimin e rrugëve

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 21:36
Ilustrim

Venezuela përjetoi sot një ditë me tensione të larta, opozita ka bërë thirrje për të bllokuar rrugët deri në zgjedhjen e planifikuar të dielën të Asamblesë Kushtetuese.

Një polic u vra dje me një plumb në kokë gjatë një proteste në qytetin Ejido, kurse një burrë 30 vjeç humbi jetën një ditë më parë gjatë një tjetër manifestimi. Rasti i fundit çon në 8 numrin e të vrarëve gjatë grevës së përgjithshme me kërkesë të opozitës, dhe në 113 që prej fillimit të manifestimeve në Venezuelë në prill, sipas prokurorisë, raporton AFP.

Opozita bën thirrje për bllokimin e rrugëve kryesore në çdo qytet deri të dielën, duke sfiduar hapur presidentin Nicolas Maduro. Ata që shkelin ligjin do të dënohen 5 deri në 10 vite burg, paralajmëroi dje ministri i Brendshëm, gjenerali Nestor Reverol.

Komisariati i Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB vlerësoi sot se askush nuk është i detyruar të votojë, ndërsa vlerësoi se dëshira e popullit venezuelas për të marrë pjesë apo jo në këto zgjedhje, duhet të respektohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat