SHBA: Vritet sulmuesi në bankë, përfundon kriza e pengjeve

Amerika

SHBA: Vritet sulmuesi në bankë, përfundon kriza e pengjeve

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 11:52
Policia amerikane

Policia amerikane ka vrarë një mashkull, i cili në bankën e një paralagjeje të Atlantës, në shtetin federal amerikan Georgia, kërcënoi se do të aktivizojë bombën, me çka përfundoi kriza e pengjeve, e cila ka zgjatur një orë.

Autoritetet policore konfirmuan se burri është vrarë në të shtënat me policinë dhe se ekipi policor për bomba ka siguruar çantën e shpinës në të cilin i dyshuari pohoi se gjendej bomba, transmeton AP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat