15 kanadezë që ndryshuan botën

Amerika

15 kanadezë që ndryshuan botën

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 10:57
Ilustrim

Kanadaja feston sot 150-vjetorin e themelimit, pasi rajonet e Ontarios, Kebekut, Nju Brunsvikit dhe Skocisë së Re u bashkuan për të krijuar këtë shtet, anëtar i G7-ës.

Kryeministri i parë i vendit ka qënë John Alexander Macdonald, një figurë e madhe në konfederatën e Kanadasë, i cili gëzoi një karrierë të gjatë politike prej 50 vjetësh.

Që pas drejtimit të Macdonald, kanadezët kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në botë, në fusha të ndryshme si shkenca, politika, muzika, aktrimi dhe sporti.

Më poshtë vijon lista e 15 kanadezëve më të shquar:

1. William Osler (1849-1919): I quajtur ndryshe babai i mjekësisë moderne i cili revolucionarizoi arsimin shëndetësor duke siguruar për studentët trajnimin praktik në spitalet dhe zyrat e mjekëve.

2. Pierre Trudeau (1919-2000): Kryeministër liberal midis viteve 1968- 1984 (me ndërprerje) dhe një nga përkrahësit më të mëdhenj të unifikimit të Kanadasë.
Djali i tij, Justin Trudeau është kryeministri aktual i vendit.

3. Frederick Banting (1891-1941): Një mjek dhe bashkëzbulues i insulinës ishte kanadezi i parë që mori çmimin Nobel në vitin 1923.

4. Alice Munro (1931- *): Një shkrimtare dhe mjeshtre e tregimeve të shkurtra, u nderua me çmimin Nobel në Letërsi, në vitin 2013.

5. Wayne Gretzky (1961- *): Një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave të sportit kombëtar të Kanadasë, hokej, arritjet e të cilit e cilësuan atë si “The Great One”.

6. Leonard Cohen (1934-2016): Autori dhe kompozitori i këngëve “Hallelujah” dhe “Suzanne” të cilat kryesuan në vendet e para në chart-et muzikore . Cohen, vdiq në nëntor në moshën 82-vjeçare.

7. Pamela Anderson (1967 – *): Aktorja bjonde njihet si seks simbol i serialit televiziv “Baywatch” dhe shfaqjes së saj 14 herë në kopertinën e revistës “Playboy”.

8. James Cameron (1954- *): Një nga regjisorët më të suksesshëm në Hollywood duke përfshirë filmat si “Titanic” dhe “Avatar”.

9. Justin Bieber (1994- *): Një nga këngëtarët më të suksesshëm të muzikës Pop dhe idhulli i adoleshentëve kudo në botë.

10. Elizabeth Arden (1884-1966): E rritur nga një familje e varfër, Arden arriti të krijonte një perandori kozmetike në Shtetet e Bashkuara.

11. William Shatner (1931- *): Aktori u bë i njohur për rolin e tij si kapiteni Kirk në serialin televiziv të viteve 1960 “Star Trek”.

12. Celine Dion (1968- *): Një nga këngëtarët më të suksesshme në botë me më shumë se 200 milionë albume të shitura.

13. Drake (1986- *): Drake është ndër reperat më të suksesshëm në botë.

14. Jim Carrey (1962- *): Një aktor dhe komedian i vlerësuar nga kritika për rolet e tij në filmat si “Dumb and Dummer”, “Liar,Liar” dhe “Truman Show”.

15. Michael J Fox (1961- *): U bë i njohur me rolin e Marty McFly në filmin “Back To the Future” pas suksesit të tij në serialin televiziv “Family Ties”. Aktualisht, ai vuan nga sëmundja e Parkinsonit dhe ka shprehur publikisht angazhimin dhe mbështetjen e tij për kërkimin e një kure për të luftuar këtë sëmundje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat