Republikani Steve Scalise jashtë rrezikut për jetën

Amerika

Republikani Steve Scalise jashtë rrezikut për jetën

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 16:18
Steve Scalise

Kongresisti nga radhët e republikanëve, Steve Scalise, i cili u plagos rëndë gjatë një shkëmbimi zjarri që ndodhi sot në fushën e bejsbollit “Alexandria” pranë Uashingtonit, është jashtë rrezikut për jetën, njoftoi presidenti amerikan Donald Trump.

“Republikani Steve Scalise i Luizianës, një mik i vërtet dhe një patriot, u plagos rëndë, por do të shërohet plotësisht. Mendimet dhe lutjet tona janë me atë”, ka shkruar Trump në Twitter.

Një shkëmbim zjarri ndodhi sot në një terren sportiv mjaft të frekuentuar nga deputetë të Kongresit, ku u shënuan disa të plagosur, përfshirë një drejtues të Partisë Republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, sipas policisë dhe medias.

Policia e Aleksandrisë, disa kilometra nga kryeqendra në Virxhinia, njoftoi se agresori me shumë gjasa është arrestuar. Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat