Shtëpia e Bardhë dënon me forcë arrestimet në Rusi

Amerika

Shtëpia e Bardhë dënon me forcë arrestimet në Rusi

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 22:56
Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë dënoi sot me forcë arrestimet e qindra manifestuesve në mbarë Rusinë gjatë një dite mobilizimi kundër korrupsionit të elitës dhe kërkoi lirimin e tyre të menjëhershëm.

“Rusët meritojnë një qeveri që mbështet (…) trajtimin e barabartë para ligjit dhe mundësinë për të ushtruar të drejtat e tyre pa frikë”, deklaroi Sean Spicer, zëdhënës i ekzekutivit amerikan, në një konferencë shtypi.

Opozitari numër një në Kremlin, Aleksei Navalny dhe rreth 1 000 prej mbështetësve të tij u arrestuan sot ndërkohë që po sfidonin autoritetet në të gjithë Rusinë gjatë një manifestimi kundër korrupsionit të elitës.

Pas manifestimeve të përmasave të pazakonta më 26 mars, mijëra rusë, shumë të rinj, kanë dalë në rrugë në dhjetëra qytete duke përfshirë këtu në afërsi të Kremlinit në Moskë ku forcat e sigurisë kanë tentuar të shpërndajnë turmën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat