36 milionë amerikanë janë alergjik ndaj marihuanës

Amerika

36 milionë amerikanë janë alergjik ndaj marihuanës

Më: 14 maj 2017 Në ora: 07:15
Marihuana

Më shumë se 36 milionë amerikanë mund të jenë alergjik ndaj marihuanës, edhe n qoftë se e konsumojnë në mënyrë pasive.

Sipas një raporti kombëtarë në lidhje me alergjitë, 73% e 50 milionë njerëzve që kanë alergji ndaj polenit, gjithashtu kanë problem me kanabisin.

Këto shifra janë në rritje.

Studiuesit kanë ardhur në përfundim që ekspozimi ndaj polenit të marihuanës apo qëndrimi në ambient të tymosur nga kanabisi, provokon simptomat si teshtitja, skuqja e syve, kruarje dhe irritim i hundës.

Sipas tyre kjo çështje ka nevojë për trajtim më të thellë, veçanërisht pasi që më shumë se gjysma e vendit ka legalizuar marihuanën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat