Kryeministri kanadez në punë me... djalin

Amerika

Kryeministri kanadez në punë me... djalin

Më: 13 maj 2017 Në ora: 14:03
Justin Trudeau, kryeministri kanadez me djalin

Ai ka fituar simpatinë e femrave në botë duke nisur nga Dukesha e Kembrixh tek Ivanka Trump. Por tashmë Justin Trudeau, kryeministri kanadez, tregon një tjetër anë të tij, atë të “babait të nxehtë”.

45-vjeçari ka postuar disa foto te mrekullueshme të tij me djalin 3-vjeçar, Hadrien në Facebook duke thënë: “Kisha pak shoqëri në zyrë sot!”.

Fansat janë kënaqur me fotot interesante të bjondit të vogël Hadrien që qëndron në tavolinën e punës së të atit, dhe përshëndet delegatët e asamblesë gjatë një takimi.

Justin, baba i tre fëmijëve gëzon një martesë të lumtur me Sophie Gregoire, dhe përveç Hadrien çifti ka dhe dy fëmijët Ella- Grace tetë vjeç dhe Xavier, 9 vjeç.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat