Amerika u kërkon anëtarëve të NATO-s t'i rritin shpenzimet ushtarake

Amerika

Amerika u kërkon anëtarëve të NATO-s t'i rritin shpenzimet ushtarake

Më: 29 mars 2017 Në ora: 19:07
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson

Në takimin e parë të tij të NATO-s, sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson do t’u kërkojë aleatëve evropianë që të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen e tyre, mes dyshimit për angazhimin e presidentit amerikan, Donald Trump për sigurinë e Kontinentit të Vjetër.

Në prag të këtij takimi të ministrave të Punëve të Jashtme të 28 vendeve të Aleancës Atlantike, më i maturi, Rex Tillerson do të zhvillojë nesër një vizitë në Turqi, gjithashtu anëtar kryesor i NATO-s, për të diskutuar për qëndrimet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan në luftën antixhihadiste në Siri.

Ky ministerial i NATO-s shkaktoi një përplasje diplomatike kur Tillerson njoftoi javën e kaluar se nuk do të merrte pjesë në datat e parashikuara më parë më 5 dhe 6 prill duke përmendur një vizitë të mundshme të presidentit kinez, Xi Jinping.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat