Të shtëna në Florida: 1 i vrarë, 5 të plagosur

Amerika

Të shtëna në Florida: 1 i vrarë, 5 të plagosur

Më: 27 mars 2017 Në ora: 17:13
Ilustrim

Një person i armatosur në qendër të Floridës, SHBA, i ka vrarë një person në një shtëpi, si dhe i ka plagosur rëndë një të rritur dhe dy fëmijë, para se t’i plagoste edhe dy kalimtarë të pafajshëm të cilët po ecnin poshtë rrugës afër shtëpisë.

Sulmi ka ndodhur sot në mëngjes dhe policia beson se bëhet fjalë për dhunë familjare.

Personi i armatosur është kapur dhe arrestuar nga një oficer i policisë, i cili kishte qenë në lagje momentin e sulmit.

“Kjo është njëra nga skenat më të tmerrshme të krimit në të cilat kam hasur,” ka thënë oficerja e policisë Bianca Gillett, zëdhënëse e Departamentit të Policisë në Orlando, Florida.

Fëmijët janë djem të moshës mes 7 dhe 8 vjeçe, ndërsa që të pesë të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat