Bora shtyn vizitën e Merkel në Amerikë

Amerika

Bora shtyn vizitën e Merkel në Amerikë

Më: 15 mars 2017 Në ora: 10:34
Kancelarja gjermane Angela Merkele

Kancelarja gjermane Angela Merkele ka shtyrë vizitën e saj në Washington ku pritej të takohej me presidentin e ri amerikan, Donald Trump.

Kjo erdhi si pasojë e motit të keq dhe stuhisë së papritur të borës.

Merkel pritej të arrinte në orët e vona të ditës së hënë, në mënyrë që gjatë ditës së marte të takohej me presidentin Trump por kjo ndryshoi në minutat e fundit për shkak të motit.

Mediat gjermane kanë raportuar se kjo vizitë pritet të realizohet ditën e premte por zyra për media e Merkel nuk e ka caktuar ditën kur do të ndodhë, por thjesht ka thënë se do të ndodhë së shpejti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat