Muajin e ardhshëm pritet takimi Trump-Jinping

Amerika

Muajin e ardhshëm pritet takimi Trump-Jinping

Më: 13 mars 2017 Në ora: 18:21
Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu kinez Xi Jinping

Presidenti amerikan Donald Trump planifikon të presë homologun e tij kinez Xi Jinping në samitin dyditor muajin e ardhshëm në resortin e tij të Floridës, Mar-a-Lago, ka bërë të ditur portali amerikan Axios duke iu referuar zyrtarëve, të cilët janë të njohur me këto plane.

Takimi dyditor është paralajmëruar për 6-7 prill.

Reuters nuk ka mundur të konfirmojë pohimet e portalit amerikan, ndërsa përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë dhe presidentit kinez nuk ishin të qasshëm për komente. CNN, po ashtu, ka lajmëruar për mbledhjen e planifikuar duke u thirrur në burime të paemëruara.

Samiti i planifikuar vjen pas kontakteve dhe bisedimeve të fundit amerikano-kineze në përpjekjet për ripërtëritjen e lidhjeve pas retorikës së ashpër disamujore të presidentit Trump.

Muajin e kaluar, sekretari shtetëror kinez Yang Jiechi vizitoi Uashingtonin për të biseduar për lidhjet ekonomike dhe interesat e sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat