Mattis: Amerikanët nuk janë në Irak për të marrë naftën

Amerika

Mattis: Amerikanët nuk janë në Irak për të marrë naftën

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 12:10
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis

SHBA-ja nuk do të grabisë rezervat e naftës të Irakut, garantoi sot sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis në Bagdad me vullnetin për të ulur shqetësimet pas deklaratave të presidentit amerikan.

Donald Trump ka theksuar disa herë se “SHBA-ja duhej të kishte marrë naftën irakiane pasi tërhoqi trupat nga ky vend në vitin 2011, për të financuar shpenzimet e luftës dhe për të privuar grupin xhihadist Shteti Islamik (ISIS) nga një burim jetësor financimi”.

Por, Jim Mattis, ish-gjeneral në pension që ka luftuar në Irak dhe në Afganistan, u përpoq të sigurojë irakianët.

“Ne në Amerikë, ne gjithmon kemi paguar për gazin dhe naftën dhe jam i sigurt se ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në të ardhmen (…) Ne nuk jemi në Irak për të marrë naftën”, deklaroi ai. Mattis do të takohet me përgjegjës irakianë në vizitën e tij të parë në këtë vend si sekretar i Mbrojtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat