Paul Ryan e mbron ndalim udhëtimin e presidentit Trump

Amerika

Paul Ryan e mbron ndalim udhëtimin e presidentit Trump

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 14:35
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Paul Ryan, e ka mbrojtur urdhërin e presidentit Donald Trump për ndalim të përkohshëm të banorëve të shtatë vendeve me popullatë kryesisht myslimane, si dhe të gjithë refugjatëve, për të hyrë në SHBA.

Kritikët e urdhërit ekzekutiv, të nënshkruar nga Trump më 27 janar, implementimi i të cilit është pezulluar përkohësisht në bazë të një vendimi të një gjykate federale, vlerësojnë se ai ka cak njerëzit për shkak të besimit fetar të tyre.

Administrata e Trumpit e ka hedhur poshtë këtë pretendim, ndërsa Ryan më 8 shkurt ka thënë se “nuk është fjala për ndalim të myslimanëve”.

“Nëse do të ishte, unë do e kundërshtoja”, ka thënë zyrtari republikan gjatë një interviste me televizionin PBS, në Uashington.

“Por, retorika e urdhërit e bënë të duket sikur është ndalim ndaj një feje, apo sikur të jetë test fetar. Dhe, unë mendoj që retorika është nxitëse dhe nuk na ndihmon”, ka thënë më tej Ryan.

Trump ka thënë se ai dëshiron që të krijojë një proces kontrolli që “siguronë se ata që pranohen në shtet, në tërësi pranojnë vlerat tona fetare dhe liritë personale, dhe se ata refuzojnë çdo formë të shtypjes apo diskriminimit”.

Urdhëri dëshiron të vendos ndalim 90 ditor të hyrjes në SHBA për qytetarët e Iranit, Irakut, Libisë, Somalisë, Sudanit, Sirisë dhe Jemenit.

Jo pak shtete federale amerikane dhe qindra kompani e kanë përkrahur bllokimin gjyqësor ndaj urdhërit, duke u arsyetuar se ai është jo kushtetues dhe se ka “dëmtuar tejmase” banorët dhe punonjësit në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat