Mattis: Nuk ka nevojë për të shtuar trupat amerikane në Lindje të Mesme

Amerika

Mattis: Nuk ka nevojë për të shtuar trupat amerikane në Lindje të Mesme

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 15:11
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Jim Mattis gjatë takimit me kryeministrin japonez,Shinzo Abe në Tokio

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Jim Mattis, ka thënë se ai nuk do të rris praninë e trupave amerikane në Lindje të Mesme si përgjigje ndaj testimeve raketore që po kryen Irani.

“Nuk shoh ndonjë nevojë për të rritur forcat që kemi në Lindje të Mesme. Kjo nuk është pjesë e planeve momentalisht”, ka thënë Mattis gjatë vizitës në Japoni, më 4 shkurt.

“Ne gjithmonë e kemi mundësinë për ta bërë këtë. Por, tani nuk mendoj se është e nevojshme”, ka thënë më tej ai.

Komentet e Mattis janë bërë një ditë pasi SHBA ka njoftuar për vendosjen e sanksioneve të reja si masë ndaj testimeve që Irani ka bërë të sistemit raketor, veprim ky që Irani thotë se janë kanë qëllim vetëm mbrojtjen e vendit.

Presidenti amerikan, Donald Trump ishte zotuar për një politikë më agresive ndaj Teheranit dhe administrata e tij ka paralajmëruar për më shumë masa konkrete kundër Iranit nëse republika islamike nuk i ndalon testimet.

“Sa i përket Iranit, ai është shteti që më së shumti përkrahë terrorizmin në botë dhe mendoj se është punë e mençur për tu siguruar që Irani e kupton se ajo që po e bënë po e tërheqë vëmendjen e shumë njerëzve”, ka thënë Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mattis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat