Tillerson: Bindjet personale nuk duhet të pengojnë punën e DASH

Amerika

Tillerson: Bindjet personale nuk duhet të pengojnë punën e DASH

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 17:56
Kryediplomati i ri amerikan Rex Tillerson

Kryediplomati i ri amerikan Rex Tillerson u tha sot punonjësve të Departamentit të Shtetit se diplomatët duhet të lejohen të shprehin mendimet e tyre politike, por shtoi se "nuk mund të lejojmë që bindjet tona personale të pengojnë aftësinë për të punuar si ekip."

Këtë javë rreth një mijë zyrtarë të Departamentit të Shtetit nënshkruan një memo ku shprehin kundërshtimin ndaj urdhrit të Presidentit Donald Trump për të ndaluar përkohësisht hyrjen e njerëzve nga shtatë vende me shumicë myslimane.

Zoti Tillerson u tha punonjësve se do të përqafojë "disa parime bazë" të llogaridhënies, ndershmërisë dhe respektit për të garantuar se Departamenti i Shtetit do të funksionojë "në mënyrën më produktive dhe më të efektshme të mundur."

Në postin e ri, zoti Tillerson do të përballet me një numër sfidash globale që i trashëgon nga administrata e kaluar, si lufta civile në Siri, rritja e aftësive bërthamore të Koresë së Veriut, dhe shtimi i agresivitetit të Kinës dhe Rusisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat