Trump, sot takim me Obamën dhe betimi në Kapitol

Amerika

Trump, sot takim me Obamën dhe betimi në Kapitol

Më: 20 janar 2017 Në ora: 07:11
Donald Trump

E premtja është dita e tranzicionit të pushtetit nga presidenti Barak Obama tek Donald Trump.

Ceremonia e inagurimit nis me pjesmarrjen në kishë të presidentit të zgjedhur dhe bashkëshortes së tij Melania Trump, më pas ata do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë për t’u takuar me presidentin Obama dhe zonjën e parë Mishele, një traditë kjo shumëvjeçare e inaugurimeve.

Pas kësaj (rreth orës 17:30, sipas orës së Shqipërisë) presidenti në largim dhe ai në ardhje, do të shkojnë bashkë në Kapitol, për ceremoninë e inaugurimit. Fillimisht do të betohet nënpresidenti i zgjedhur Mike Pence dhe në mesditë Donald Trump do të jetë presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Betimi i tij do të drejtohet nga kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts.

Trump ka njoftuar se do të përdorë Biblën e familjes së tij dhe atë të presidentit Lincoln, të cilën presidenti Obama e përdori në të dy inagurimet e tij. Pas betimit presidenti i ri mban një fjalim.

Ceremonia në Kapitol mbyllet me largimin e presidentit Obama dhe më pas presidenti i ri dhe nënpresidenti marrin pjesë në drekën zytare të organizuar nga komisioni i përbashkët që organizon ceremoninë e inaugurimit.

Pas kësaj Trump dhe Pence do të ndjekin nga Shtëpia e Bardhë paradën që do të mbahet në bulevardin Pennsylvania.

Të premten në mbrëmje presidenti Trump do të marrë pjesë në ballot tradicionale të inagurimeve.

Një ditë pas inagurimit, ceremonia e fundit do të jetë Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve në Katedralen kombëtare të Uashingtonit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat