Në ditën e sanksioneve, ndihmësi i Trumpit ka folur me ambasadorin rus

Amerika

Në ditën e sanksioneve, ndihmësi i Trumpit ka folur me ambasadorin rus

Më: 14 janar 2017 Në ora: 13:41
Michael Flynn

Michael Flynn, këshilltar për siguri kombëtare i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka marrë një thirrje nga ambasadori i Rusisë, muajin e kaluar, në ditën e njejtë kur presidenti, Barack Obama, i ka shpallur sanksionet e reja kundër Rusisë, për akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara.

E përditshmja, Washington Post, dhe agjencitë e lajmeve, Reuters dhe Associated Press, raportuan se një zëdhënës i Trumpit ka konfirmuar mbrëmë se këshilltari, Michael Flynn, kishte pasur së paku jë thirrje telefonike me ambasadorin e Rusisë, Sergey Kislyak, në ditën e njejtë, kur ishin shpallur sanksionet dhe vendimi për dëbimin e 35 diplomatëve rusë.

Fushata e zotit Trump fillimisht tha se bisedat telefonike kanë ndodhur një ditë para shpalljes së sanksioneve më 29 nëntor, por më vonë ka pranuar se një thirrje ishte bërë në ditën e shpalles së valës më të re të sanksioneve amerikane kundër Rusisë.

Agjencia Reuters i ka cituar tre zyrtarë që kanë thënë se pesë thirrje telefonike kanë ndodhur atë ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat