Pesë të vdekur nga një shkëmbim zjarri në një aeroport në Florida, arrestohet i dyshuari

Amerika

Pesë të vdekur nga një shkëmbim zjarri në një aeroport në Florida, arrestohet i dyshuari

Më: 6 janar 2017 Në ora: 20:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Arrestohet sulmuesi i dyshuar, i cili sot në Aeroportin e Floridës, vrau pesë persona dhe plagosi së paku tetë të tjerë.

“Sulmuesi i dyshuar u arrestua”, njoftoi MSNBC, duke cituar burime nga policia amerikane.

Mediat amerikane njoftojnë se i pranishëm në vendin e ngjarjes ishte edhe ish-sekretari për media i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer.

Ish-sekretari amerikan ka shkruar në rrjetin social Twitter: Jam në Aeroportin Ft. Launderale. Ka të shtëna armësh. Të gjithë po ikin.

Më vonë, ai ka bërë të ditur se situata ka filluar të qetësohet dhe Policia kanë bllokuar daljet e Aeroportit.

Dhjetëra viktima nga një shkëmbim zjarri në një aeroport në Florida

Një person hapi zjarr sot në aeroportin ndërkombëtar në Florida, duke bërë dhjetëra viktima para se të arrestohej, njofton media amerikane.

Dëshmitarët tregojnë udhëtarë që arratisen duke vrapuar, të tjerë ishin mbledhur në pistën e aeroportit, sipas imazheve televizive të publikuara drejt për drejtë.

“Ngjarja ka ndodhur në zonën e marrjes së bagazheve”, njoftoi aeroporti.

Image

Tre të vrarë dhe nëntë të plagosur në aeroportin e Floridas

Tre persona janë vrarë dhe nëntë persona tjerë janë plagosur nga të shtënat në Fort Lauderdale-Hollywood International Airport të Floridas.

Incidenti ka ndodhur në Terminalin 2, thuhet në njoftimin e aeroportit në Twitter. 

Të shtëna në aeroportin Fort Lauderdale në Florida

Të paktën nëntë persona janë plagosur në një incident me të shtëna me armë zjarri në aeroportin Fort Lauderdale në Florida.

BBC, duke cituar mediat amerikane, shkruan se raportohet edhe për të paktën një të vdekur, por nënvizon se bilanci është i pakonfirmuar. 

Sipas CNN ndërkohë, autori i sulmit është ndaluar tashmë por gjithçka pritet të sqarohet në vijim. Incidenti është regjistruar në zonën e bagazheve në terminalin e dytë të aeroportit. 

Një pjesë e tij është evakuuar ndërsa zyrtarët flasin për një incident në vijim, pa dhënë detaje të mëtejshme.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat