Dhoma e Përfaqësuesve dënon rezolutën e OKB-së për vendbanimet izraelite

Amerika

Dhoma e Përfaqësuesve dënon rezolutën e OKB-së për vendbanimet izraelite

Më: 6 janar 2017 Në ora: 13:57
Dhoma amerikane e Përfaqësuesve

Dhoma amerikane e Përfaqësuesve miratoi dje në mbrëmje një rezolutë që dënonte rezolutën e OKB-së, e miratuar muajin e kaluar, për zgjerimin e vendbanimeve izraelite.

Votimi për rezolutën ishte 342 pro, 80 kundër dhe katër demokratë të cilët votuan si “të pranishëm”, duke nënkuptuar se nuk dëshironin të votonin.

Rezoluta e OKB-së më 23 dhjetor ka dënuar ndërtimin e vendbanimeve izraelite dhe kërkoi ndërprerjen e aktivitetit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës lejuan që rezoluta e OKB-së të kalojë falë abstenimit, duke ekspozuar një çarje të pazakontë mes dy aleatëve.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën me mbështetjen e 14 anëtarëve të tjerë të këshillit.

Rezoluta i konsideron vendbanimet izraelite një shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe një pengesë për zbatimin e një zgjidhjeje me dy shtete.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump kritikoi ashpër rezolutën e OKB-së, duke thënë se kjo do t’i bënte më të vështira negociatat e paqes në Lindjen e Mesme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat