Ushtria amerikane: 188 civilë janë vrarë nga sulmet ajrore amerikane në Irak dhe Siri

Amerika

Ushtria amerikane: 188 civilë janë vrarë nga sulmet ajrore amerikane në Irak dhe Siri

Më: 2 janar 2017 Në ora: 17:13
Ilustrim

Të paktën 188 civilë janë vrarë në sulmet ajrore të koalicionit ushtarak që udhëhiqet nga SHBA-ja kundër caqeve të ISIS-it në Irak dhe Siri, qëkur operacioni filloi në vitin 2014, ka njoftuar ushtria amerikane përmes një komunikate.

Task Forca e Përbashkët, në vlerësimet e saja mujore për vdekjet e civilëve nga operacionet e koalicionit amerikan kundër grupit militant, ka thënë se ende është duke i vlerësuar pesë raportime për vrasje të paqëllimshme nga katër sulme ajrore në vitet 2016 dhe 2015.

Vlerësimi i përgjithshëm i ushtrisë amerikane është shumë më i ulët krahasuar me atë të grupeve të tjera, si ai “Air Wars”, i cili mbikëqyr vrasjet e civilëve nga sulmet ajrore ndërkombëtare në rajon.

Ky grup ka vlerësuar se rreth 2.100 civilë janë vrarë në Irak dhe Siri qëkur filloi fushata ajrore e koalicionit.

Dosido, ushtria amerikane ka thënë se i vjen keq për vrasjet e civilëve

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat