Pentagon: Sulmi ajror kundër IS-it mund të ketë vrarë civilë

Amerika

Pentagon: Sulmi ajror kundër IS-it mund të ketë vrarë civilë

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 11:39
Pamje e një aeroplani luftarak amerikan

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që lufton kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), ndoshta në mënyrë të paqëllimsjhme i ka vrarë civilët në një sulm ajror afër një spitali në pjesën veriore të Irakut, gjatë ditës së djeshme, ka thënë Pentagoni.

Ushtria e Irakut, e mbështetur nga koalicioni, e ka filluar fazën e dytë të ofensivës për rimarrjen e qytetit verior, Mosul, që është nën kontroll të IS-it, për më tepër se dy vjet.

Një aeroplan i koalicionit e ka sulmuar një automjet me luftëtarë të IS-it “në atë që më vonë është përcaktuar se ishte vendparkim në një kompleks spitalor, që ka rezultuar me viktima të mundshme civile”, tha Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara.

Përkundër ndërmarrjes së masave të jashtëzakonshme për shmangien e viktimave civile gjatë sulmeve ajrore precize, koalicioni tashmë ka pranuar se i ka vrarë së paku 173 civilë, gjatë sulmeve ajrore në Irak dhe Siri, prej vitit 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat