Trump-Bill Klintonit: Ai më ka telefonuar i pari

Amerika

Trump-Bill Klintonit: Ai më ka telefonuar i pari

Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 22:35
Bill dhe Donald Trump

Ish-presidenti amerikan Bill Klinton e kishte kritikuar Donald Trumpin, duke thënë për të se “nuk di shumë”. Këtë gjë Klinton e ka thënë në një intervistë dhënë për mediet lokale në Nju-Jork.

Por, pas kritikave të mbërritura në adresë të tij, Trump është kundërpërgjigjur. Presidenti i sapozgjedhur tha se pala demokrate nuk ka qenë fort e mençur, pasi ata nuk kanë ditur të përqendrohen në shtetet e duhura, prandaj kanë humbur zgjedhjet. “Demokratët humbën, edhe për shkak se ata nuk ditën të përqendrohen mirë në këto zgjedhje. Pikërisht demokratët janë përqendruar në zgjedhje në shtetet e gabuara, prandaj dhe dolën të humbur”, ka shkruar Donald Trump në “Twitter”.

Bill Klinton madje ka thënë se ka marrë telefonatë nga ana e Trump, menjëherë pas zgjedhjeve. Kurse, Donald Trump ka shkruar sërish status në “Twitter” duke përgënjeshtruar gjithçka. Presidenti aktual ka thënë se ka qenë Bill që e ka telefonuar. “Gabim. Nuk isha unë që e kam marrë në telefon Bill Klintonin. Ai ishte që më mori menjëherë pas zgjedhjeve dhe madje edhe me mirësjellje”, shkruan kreu presidencial i sapozgjedhur i Amerikës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat