Mungesë mekanikësh në Forcën Ajrore amerikane

Amerika

Mungesë mekanikësh në Forcën Ajrore amerikane

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 18:55
Ilustrim

Zëri i Amerikës ka raportuar më parë se Forca Ajrore e SHBA-së ka shumë pak skuadrone luftarakë për të përmbushur nevojat jashtë vendit. Por është një tjetër krizë që po godet ashpër: mungesa e mekanikëve të nevojshëm për të mbajtur aeroplanët në lëvizje.

Mekanikët bëjnë që Forca Ajrore të fluturojë lartë. Por kohët e fundit, numri i tyre ka filluar të bjerë, rreth 4,000 më pak. Tendosja është e madhe, thotë Niku, një mekanik avionësh

Ngarkesa e punës në bazën Langley-Eustis është e madhe, ndërsa punohet për të mirëmbajtur dy lloj avionësh; F-22 dhe T-38, një avion që është rreth 50 vjeçar dhe ka nevojë për riparime të shpeshta.

Togeri Bluff thotë se çdo ditë na sjellin një avion që ka nevojë për mirëmbajtje. Puna vazhdon edhe natën për të siguruar që avionët janë të gatshëm për të fluturuar të nesërmen.

Por, pavarësisht nga mungesa e fuqisë punëtore, mirëmbajtësit thonë se kanë një punë për të bërë.

Mekaniku Nick thotë se “avionëve duhet të fluturojnë, dhe në këtë proces për ne ka shumë punë për të bërë.”

Në Pentagon, zyrtarët e pranojnë se kështu nuk mund të vazhdohet.

“Ne kemi qenë në krizë për mekanikë për një kohë të gjatë, por ishim në gjendje të përmbushnim misionin”, thotë nëngjenerali John Cooper. i cili është në krye të mirëmbajtësve. Ekipi i tij ka ardhur duke u shkurtuar si pasojë e pakësimeve të buxhetit nga Kongresi.

Nëngjeneral Cooper dhe Gjeneral Major Skot Vander Hamm, thonë se Forca Ajrore nuk është më në gjendje të bëjë më shumë me më pak njerëz. Sepse ndërsa mirëmbajtësit plotësojnë me sukses misionin e tyre luftarak, nëngjeneral. Cooper thotë se pilotët nuk janë më në gjendje për të përfunduar misionin e tyre të rëndësishëm të trajnimit.

Forca Ajrore pati një mungesë prej 3800 mekanikësh në vitin 2015. Një shtim trajnimi u miratua këtë vit, por ende ka një mungesë prej 3,300 mekanikësh.

Në qoftë se buxheti e Forcës Ajrore nuk pakësohet, gjeneralët thonë se ata do të dalin nga vështirësitë e mungesës së fuqisë punëtore nga 2021

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat