Pamjet e tmerrit, 75 të vdekur, 6 të mbijetuar (+18)

Amerika

Pamjet e tmerrit, 75 të vdekur, 6 të mbijetuar (+18)

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 07:25
Aeroplani i skuadrës braziliane Chapecoense është rrëzuar për shkak të një “problemi teknik”, raporton BBC.

(E plotësuar) - Gjashtë persona i kanë mbijetuar tragjedisë në Kolumbi, të paktën kështu raportojnë mediat botërore

Sipas mediave botërore, 76 persona kanë vdekur dhe vetëm gjashtë kanë shpëtuar pas rrëzimit të aeroplani i cili ishte duke bartur skuadrën braziliane të futbollit, Chapecoense.

Lajmin e bëri të ditur shefi i policisë lokale në Antoquila , që duket se tani i kanë ndërprerë edhe kërkimet në aeroportin Medellin, për shkak të reshjeve të shiut.

Image
Image

Zbulohet shkaku i rrëzimit të aeroplanit në Kolumbi

Aeroplani i skuadrës braziliane Chapecoense është rrëzuar për shkak të një “problemi teknik”, kështu raporton BBC

Alan Ruschel, Danilo dhe Jakson Follmann, janë tre futbollistët e skuadrës braziliane për të cilët është raportuar se i kanë mbijetuar aksidentit tragjik që ndodhi dhe se pritet të rritet ky numër, pasi është raportuar herët në mëngjes se ka shumë të mbijetuar.

Sipas asaj që raporton BBC, rrëzimi i aeroplanit “Lamia BAE-146” në Kolumbi mund të ketë ndodhur për shkak të një “problemi teknik”.

 

Lista e të mbijetuarve pas aksidentit të aeroplanit me futbollistë brazilianë 

Futbollisti brazilian, Alan Ruschel, është i mbijetuari i parë pas rrëzimit të aeroplanit në afërsi të qytetit të Medellinit të Kolumbisë

Ai është dërguar menjëherë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë. Gjithashtu është raportuar pas tij edhe Danilo dhe Jakson Follmann i kanë shpëtuar këtij aksidenti dhe se janë jashtë rrezikut për jetë.

Ky numër pritet të rritet pasi Kaleth Gutierrez bëri të ditur se ka shumë të mbijetuar. 

Image

Ja çka tha futbollisti i mbijetuar pas rrëzimit të aeroplanit

Alan Ruschel është një ndër futbollistët e shpëtuar pas rrëzimit të avionit që barrte 81 pasagjerë në Medelin të Kolumbisë.

27 vjecari, i huazuar nga Internacional, u cua në spital me vetëdije dhe teksa ishte duke folur.

Raportohet se ai ka pësuar disa fraktura, dëmtime të jashtme në kokë dhe ka një traumë të përgjithshme po ashtu në kokë.

Të njëjtat burime thonë se kur ai arriti në spital kishte në mendje vetëm një gjë: familjen. Futbollisti ka kërkuar që dikush të kujdeset për unazën e tij të martesës, dhe është interesuar vetëm për familjen, jo për shëndetin e tij.

Pamjet e ekipit para rrëzimit të aeroplanit

Aeroplani i cili u përplasur në afërsi të Medellin, Kolumbia, kishte pasagjer ekipin futbollistik Chapeconse nga Brazili.

Aeroplani ishte në fluturim nga Bolivia, ndërsa deri më tani është bërë e ditur që gjashtë persona kanë mbijetuar, ndërsa më poshtë ju sjellim pamjet e fundit të ekipit para se të hipnin në aeroplan.

Rrëzohet avioni me 72 persona, në mesin e tyre edhe një ekip i futbollit 

Mediat e huaja raportojnë se mund të ketë pasagjerë të mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit në Medellin të Kolumbisë.

Të paktën 10 persona janë evakuuar nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në spitalet lokale për të marrë ndihmë mjekësore. Nuk është e specifikuar nëse janë banorë të zonës apo udhëtarë të plagosur.

Gjithashtu, nuk ka një shifër të qartë se sa është numri i viktimave, por thuhet se në bordin e aeroplanit charter kanë qenë 72 pasagjerë dhe 9 anëtarë të ekipit brazilian të futbollit Chapocoense, që do të luante më 1 dhjetor në finalen e kupës së Amerikës së Jugut.

Ndërkohë, nga hetimet paraprake raportohet se shkak i rrëzimit të aeroplanit ka qenë mungesa e karburantit, duke bërë që të rrëzohej në mesnatë në një zonë malore të qytetit kolumbian Medelin.

Image

***

Një avion me 72 persona, duke përfshirë një ekip brazilian të futbollit, u rrëzua në qytetin e Medellin në Kolumbi, thonë zyrtarët.

Nuk është ende e qartë nëse ka ndonjë të mbijetuar.

Sipas BBC, avioni çarter, ishte duke fluturuar nga Bolivia,  dhe mbante anëtarët e ekipit të futbollit Chapocoense, thanë zyrtarët e aeroportit.

Ekipi ishte  nisur për të luajtur në finale të kupës Amerikës së Jugut me ekipin Medellin Atletico Nacional.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat