Obama përshëndetet me botën pas 8 vitesh mandat

Amerika

Obama përshëndetet me botën pas 8 vitesh mandat

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 10:36
Presidenti në largim Barack Obama

Presidenti amerikan në largim Barack Obama, u kthye në Shtëpinë e Bardhë mëngjesin e hershëm të së hënës , duke përfunduar kështu turneun e tij të fundit në këtë post.

Në  konferencën për shtyp  në kryeqytetin e Perusë Lima, Obama u përshëndet me botën duke thënë se ‘nuk mund të ndihej më mirë për progresin e arritur së bashku’.

Ai tha se ka ende shumë për t’u bërë për prosperitetin dhe sigurinë të cilën bota është duke e kërkuar.

“Vazhdoj të besoj se Amerika do të ketë një rol kyç në krijimin dhe mbajtjen e një lidershipi të fortë  dhe të qëndrueshëm në Azi”, tha Obama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat