Paralajmëron ish-shefi i NATO-s: Shpenzoni më shumë në mbrojtje për t’u përballur me Rusinë

Amerika

Paralajmëron ish-shefi i NATO-s: Shpenzoni më shumë në mbrojtje për t’u përballur me Rusinë

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 14:11
Ilustrim

Ish-Sekretari Gjeneral i NATO-s, Anders Fofh Rasmussen, u ka kërkuar vendeve evropiane që të shpenzojnë më shumë në mbrojtje, duke paralajmëruar se kërcënimi i Donad Trumpit për t’i larguar forcat amerikane nga Evropa, mund ta shohë Putinin tek futet në Evropë.

Rasmussen ka thënë se është e pashmangshme se Putini do ta aprovonte një qasje më kategorike në Evropën Lindore nëse Amerika tërhiqet, si dhe u bëri thirrje liderëve të BE-së që t’i përmbushin zotimet e veta për të shpenzuar dy për qind të GDP-së në mbrojtje.

Duke folur për BBC, ai ka thënë: “Evropianët duhet të paguajnë më shumë [ për mbrojtje]. Nga 28 aleatë, i kemi vetëm pesë të tillë që e përmbushin kriterin e dy përqindëshit për momentin, përfshirë dhe SHBA-në... e dimë se shumë vende, jo të paktën në lindje, tash kanë vendosur që t’i rrisin investimet e tyre dhe ta arrijnë dy përqindëshin në tri, katër apo pesë vitet e ardhshme.”

Ai shtoi: “Nëse SHBA-ja largohet nga Evropa, atëherë padyshim se Rusia do të avancojë, dhe të ushtrojë një sjellje më kategorike në Lindje, e kjo do ta dobësonte sigurinë evropiane.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat