Rekord në "Twitter", 75 mln postime për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Amerika

Rekord në "Twitter", 75 mln postime për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 16:39
Twitter

Një ditë më parë, zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin kryefjalë edhe në rrjetin social “Twitter”, duke shënuar dhe një numër rekord.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se plot 75 milionë postime janë lidhur me hashtagun #Election2016, që nga dita e votimit e deri në momentin e shpalljes së fitores së Donald Tramp.

Ky përditësim vjen në rrjetin social që thekson se në vitin 2012 ditën e zgjedhjes janë shënuar 31 milionë postime.

Lidhur me këtë, vetë manjati njujorkez ka modifikuar biografinë e tij në “Twitter” dhe ka bërë postimin e parë si president i zgjedhur, ku u shpreh se “askush nuk do të jetë më i harruar”.

Ndërsa nga ana tjetër, postimi i fundit i Hillari Klinton ka qenë falënderimi për mbështetësit dhe është postimi i saj i dytë më i shpërndarë.

Autoritetet e rrjetit social kanë bërë të ditur se që nga fillimi i vitit, temat më të debatuara në “Twitter” kanë qenë për zgjedhjet në SHBA, ndjekur nga politika e jashtme me 50 milionë postime, terrorizmi me 29 milionë, ekonomia e SHBA-së me 25 milionë, armët me 19 milionë dhe siguria informatike 18 milionë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat