Hillary Clinton: Urova Donald Trump dhe shpresoj se ai do të jetë një president i suksesshëm

Amerika

Hillary Clinton: Urova Donald Trump dhe shpresoj se ai do të jetë një president i suksesshëm

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 17:42
Hillary Clinton në konferencë për media pas humbjes së zgjedhjeve

Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, ka folur ëpr herë të parë pas humbjes së saj nga kundërkandidati Donald Trump, duke i uruar atij mandatin dhe duke i kërkuar që të jetë një president i suksesshëm.

Ajo iu është drejtuar mbështetësve të saj, duke u thënë se ky nuk ishte rezultati që prisnin, por u është përjetësisht mirënjohëse për kampanjën që ndërtuan.

“Mbrëmë e urova Donald Trump. Shpresoj që ai do të bëhet një president i Suksesshëm për të gjithë amerikanët. Ky nuk është rezultati për të cilin punuam fort dhe më vjen keq që nuk fituam dhe të promovojmë vlerat në të cilat besojmë.

“Por ndjehem mirënjohëse për kampanjën që ndërtuam. Ju prezantoni më të mirën e Amerikës, dhe të isha kandidatja juaj ishte nderi më i madh i jetës time”.

Hillary Clinton, po ashtu tha se nga humbja po përjeton zhgënjim, ashtu sikurse edhe ata që në këto zgjedhje e mbështetën me votë, dhe tha se Trump është kryetari i shtetit të tyre dhe duhet respektuar.

E di që jeni të zhgënjyer, sepse edhe unë jam. Donald Trump do të jetë presidenti ynë dhe ne do ta respektojmë.

Gjatë këtij fjalimi, ish-sekretarja e Shtetit Amerikan po ashtu deklaroi se SHBA-ja është e hapur për të gjithë, gjë që Donald Trump nuk e ka thënë gjatë fushatës së tij.

“Demokracia jonë kushtetuese na kërkon që të marrim pjesë në zgjedhje çdo katër vjet, dhe programet tona duhet të ndërtohen mbi bazën e mbrojtjes së vendit tonë dhe planetit tonë”.

“Vendi ynë është i hapur për të gjitha racat, për të gjitha komunitetet, thënë shkurt, për të gjithë”.

Ndër të tjerash, ajo nuk ka harruar ta përmendë edhe presidentin në largim Barack Obama, për të cilin ka thënë se SHBA-ja i ka një borxh të madh.

“Michelle dhe Barack Obama, vendi ynë ju detyrohet shumë dhe ju ka borxh një mirënjohje të madhe”.

Clinton në rrugë e sipër për të nisur fjalimin

Kandidatja demokrate, Hillary Clinton pritet nga qasti në qast që të nisë fjalimin e saj pas humbjes së pësuar në garën presidenciale.

Mediat e huaja raportojnë se Clinton është rrugës për në New Yorker Hotel, nga ku edhe ajo do të iu adresohet përkrahësve të saj dhe popullit amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat