Zgjedhjet e tjera amerikane, votohet edhe për armët

Amerika

Zgjedhjet e tjera amerikane, votohet edhe për armët

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 04:53
Votimet

Në katër shtete amerikane po votohet edhe për kontrolle më të rrepta për armët.  Sondazhet tregojnë se  masat do të miratohen.  Ne Mein, dhe Nevada po votohet për kontrollin shitjeve të armëve të zjarrit, përfshi transaksionet private.

Vota “pro” në shtetet ku votohet sot do të bënte që gjysma e amerikanëve të jetojnë në shtete ku janë shtuar kontrollet. 18 shtete përfshi, Uashingtonin i kanë miratuar më herët ligje të tilla. 

Por në Uashington po votohet tashmë për të lejuar apo jo gjykatësit që të ndalojnë personat e rrezikshëm si të akuzuar për abuzim ndaj familjes që të zotërojnë një armë. 

Ndërsa në Kaliforni, referendumi do të  ndalojë magazinat e mëdha të municioneve dhe do të ashpërsojë kontrollet për blerjen e tyre.

Por kritikët që janë kundër kufizimit të së drejtës së mbajtjes së armëve e cila sanksionohet me kushtetutë, thonë se kjo nuk do të shërbejë për të ulur kriminalitetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat