Të shtëna me armë në festën e Halloween, dy të vdekur në SHBA

Amerika

Të shtëna me armë në festën e Halloween, dy të vdekur në SHBA

Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 08:09
Ilustrim

Dy të rinj kanë gjetur vdekjen si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri pas një sherri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja ka ndodhur natën mes të dielës dhe të hënës gjatë një feste Halloween, ku mbetën të vrara dy vajza dhe u plagosën pesë të tjerë.

Gjithçka ka ndodhur në një apartament në Newburgh, qytezë në veri të New York.

Dy të dyshuarit quhen Rainer Hamilton, 21 vjeç dhe Tyson Oliveira, 20 vjeç. Ndërkohë, dy viktimat janë Omani Free, 18 vjeç dhe Tabitha Cruz, 20 vjeç. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat