“Shtrigat” shkaktojnë 17 viktima, midis tyre edhe dy binjakë

Amerika

“Shtrigat” shkaktojnë 17 viktima, midis tyre edhe dy binjakë

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 18:19
ilustrim

Më shumë se 17 persona gjetën vdekjen dhe të paktën 41 të tjerë u plagosën të premten në mbrëmjen në Chicago të Shteteve të Bashkuara.

Në mesin e viktimave janë edhe dy binjakë 17 vjeçar, të cilët mbetën të vrarë të dielën më mëngjesi në lagjen e vjetër të qytetit.

Policia tha se vëllezërit po qëndronin jashtë bashkë kur nga një automjet me ngjyrë të errët u hap zjarr ndaj tyre. Edwin Bryant u qëllua në gjoks dhe më pas edhe vëllai i tij Edward, i cili u qëllua në gjoks dhe në kokë.

Ata po transportoheshin në Spitalin Northwestern Memorial kur vdiqën.  Të shtunën në mbrëmje, dy gra u qëlluan brenda një restoranti popullor në lagjen “Auburn Gresham”.

Një person i maskuar hapi zjarri ndaj tyre. Të gjitha këto sulme lidhen me festën e Halloween, një festë pagane shtrigash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat