NATO: Nuk po kërkojmë konfrontim me Rusinë

Amerika

NATO: Nuk po kërkojmë konfrontim me Rusinë

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 14:56
Jens Stoltenberg

“NATO nuk po kërkon një konfrontim me Rusinë dhe nuk do një tjetër luftë të ftohtë”, kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg në një intervistë për BBC.

Sipas tij, plani për dërgimin e 4 mijë trupave shtesë në lindje të Europës synon të parandalojë një konflikt të mundshëm, e jo ta provokoje atë. Stoltenberg shtoi se pavarësisht tensioneve aktuale, aleanca ushtarake nuk e konsideron Moskën si një kërcënim.

Marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Rusisë janë në pikën më të ulët që prej Luftës së Ftohtë. SHBA dhe BE vendosen sanksione ndaj Rusisë pas aneksimit të Krimesë nga Ukraina në 2014-tën.

Lufta në Siri ka qenë gjithashtu një burim i madh tensionesh me fuqitë kryesore të Perëndimit që i kanë cilësuar si krime lufte bombardimet e Moskës në mbështetje të qeverisë së Bashar Al Asadit. 

Presidenti rus Vladimir i mohon kategorikisht akuzat dhe i quan qesharake pretendimet për sjellje agresive në Europë. Batalione shumëkombëshe të NATO-s të përbëra nga rreth 1 mijë trupa secili do të dërgohen në Poloni, Estoni, Letoni dhe Lituani në fillim të vitit të ardhshëm. Ato do të drejtohen nga SHBA, Britania, Kanadaja dhe Gjermania.

Por dueli i heshtur mes NATO-s e Rusisë vazhdon të përvijohet çdo ditë e më shumë,  aleanca përdor zyrtarisht armën e diplomacisë për të sheshuar mosmarrëveshjet, duke thënë se do të dëshironte një marrëdhënie bashkëpunuese e konstruktive me Rusinë. 

Por edhe pse thotë se nuk e sheh Rusinë si një kërcënim, numri një i NATO-s, theksoi se po i përgjigjeshin veprimeve të Moskës në Ukrainë dhe gjithashtu asaj që e quajti retorikë bërthamore intimiduese ndaj shteteve europiane.

Aleanca veri-atlantike beson se Rusia ka rreth 330 mijë trupa të stacionuara pranë kufijve të saj perëndimor. 

Më herët gjatë javës planet për ankorimin e luftanijeve të Moskës në një port Iberik, u anuluan pas shqetësimeve të NATO-s se ato mund të përdoreshin për bombardime kundër civilëve në Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat