Vandalët coptojnë yllin e Trampit në Bulevardin e Famës

Amerika

Vandalët coptojnë yllin e Trampit në Bulevardin e Famës

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 23:41
Ylli

Ylli i Donald Trampit në zonën e njohur si Bulevardi i Famës në Hollivud është gjetur i copëtuar mëngjesin e sotëm.

Mësohet se ylli i kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë është copëtuar gjatë natës nga një vandal i cili ishte i pajisur me sëpatë dhe vare.

Manjati njujorkez u bë me një yll në bulevardin e famshëm për rolin e tij në spektaklin e NBC. Ylli ndodhet në bllokun 6800, jo shumë larg Hollivudit dhe Qendrës "Highland".

Një video është postuar online, ku shfaqet një person i veshur si ndërtues, me çizme, teksa mban mbi kokë një helmetë dhe nis të shkatërrojë yllin në fjalë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat