Clapper: Nuk përjashtohet mundësia që Rusia të rrëzojë aeroplanë amerikanë

Amerika

Clapper: Nuk përjashtohet mundësia që Rusia të rrëzojë aeroplanë amerikanë

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 10:49
James Clapper

Nuk përjashtohet mundësia që Rusia të rrëzojë aeroplan amerikan, nëse mbi Sirinë vendoset zonë e ndaluar për fluturime, deklaroi drejtori i Zbulimit Nacional i SHBA-së, James Clapper.

"Nuk e përjashtoj mundësinë që të rrëzohet aeroplan amerikan, nëse vlerësojnë se ai paraqet kërcënim për forcat e tyre tokësore", tha Clapper  në intervistën për CBS.

Ai shtoi se Rusia ka sistemuar mjaft sistem modern dhe efikas për mbrojtje antiajrore në Siri. Sipas tij, Siria nuk do ta bënte këtë, nëse nuk ka dobi nga kjo. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat