Nisin votimet në Florida

Amerika

Nisin votimet në Florida

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 08:20
Votimet

Qendrat e votimit janë hapur për votim të hershëm në shtetin kyç të fushëbetejës elektorale, pikërisht në Florida ku Hillary Clinton dhe Donald Trump janë në një garë të ngushtë me njëri-tjetrin.

Ndërkohë votimi i hershëm me postë ka filluar ne Florida disa javë më parë, ku mbi një milion njerëz kanë shprehur vullnetin e tyre.  

Një sondazh i CBS tregon se Clinton ka një epërsi të ngushtë me tre pikë ndaj miliarderit. Pra sipas shifrave ajo mban 46% të votave krahasuar me 43% të Trump.  Miliarderi ka deklaruar se nëse fiton në Florida ai do te fitojë Shtëpinë e Bardhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat