Dy të vdekur e dy policë të plagosur në Oklahoma

Amerika

Dy të vdekur e dy policë të plagosur në Oklahoma

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 08:02
Ilustrim

Dy persona janë vrarë në Oklahoma, SHBA, ndërsa dy policë janë qëlluar me breshëri armësh duke ngelur të plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të natës, ndërsa policia është vënë në ndjekje të një personi të dyshuar.

I dyshuari është identifikuar si 38-vjeçari Michael Vance, ndërsa akuzohet edhe për vjedhje të shumta makinash.

Policia thotë se ka gjetur dy të vdekur në një makinë, persona që besohet se janë të afërm të Vance, pasi ai më parë i kishte kërcënuar familjarët e tij.

Autori i dyshuar ka qëlluar me armë edhe ndaj policisë, kur këta të fundit kanë shkuar për ta arrestuar. Ai është i armatosur me një kallashnikov dhe policia u ka bërë thirrje banorëve që të kenë kujdes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat