Clinton dhe Trump nuk dinë vetëm ”të përleshen”!

Amerika

Clinton dhe Trump nuk dinë vetëm ”të përleshen”!

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 13:23
Clinton dhe Trump

Kandidati republikan për president, Donald Trump u brohorit dje në një mbrëmje bamirësie në Nju Jork lidhur me shakatë e bëra kundrejt rivales së tij demokrate, Hillary Clinton, që shkoi përtej “talljes” pozitive, gjë që pritet në ngjarje të tilla.

“Hillary është aq e korruptuar sa atë e përjashtuan nga komisioni ‘Watergate”, tha Trump, duke shkaktuar brohoritje nga ana e publikut në darkën e fondacionit “Alfred E. Smith”, një mbrëmje bamirësie e organizuar nga kisha katolike.

Trump gjithashtu shkaktoi të qeshura kur iu referua fjalimit të bashkëshortes së tij, Melania në Konventën Kombëtare të Republikanëve në muajin korrik.

“Michelle Obama mban një fjalim dhe të gjithë e pëlqejnë atë, kjo është fantastike, ata mendojnë se ajo është absolutisht e madhe. Gruaja ime, Melania mban të njëjtin fjalim, me të njëjtat fjalë dhe njerëzit hakërrehen ndaj saj. Unë nuk e kuptoj, nuk e di pse ndodh kjo”, deklaroi Trump.

Hillary Clinton gjithashtu bëri shaka duke u shprehur se “sonte po qeras, sepse zakonisht unë kam një çmim të lartë për këtë” duke iu referuar fjalimeve fitimprurëse private për të cilat ajo mendohet të ketë fituar qindra mijëra dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat