Vëllai i Barack Obama mbështet Trumpin

Amerika

Vëllai i Barack Obama mbështet Trumpin

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 12:06
Malik Obama

Gjysmë vëllai i presidentit amerikan Barack Obama ka deklaruar se do të merr pjesë në debatet parazgjedhore si mysafir I kandidatit republican Donald Trump kanë bërë të ditur sot mediat amerikane.

“Donald Trump më pëlqen se flet nga zemra. ‘Do ta bëj përsëri Amerikën të madhe’ është slogan i shkëlqyeshëm. Do doja ta shoh”, ka thënë Malik Obama për New York Post”.

Malik Obama që ka lindur në Keni por ka shtetësi amerikanë qysh në korrik ka thënë se do të votojë për Trump.

Për Trumpin siç ka thënë do të votojë edhe për atë se Hillary Clinton është fajtor për vdekjen e liderit libian Moamer Gadaf.

Nga kampi zgjedhor i Donald Trump dje është konfirmuar se mysafir i tyre në debat do të jetë Malik Obama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat