Vritet gjykatësi meksikan i specializuar për raste të tregtisë me drogë

Amerika

Vritet gjykatësi meksikan i specializuar për raste të tregtisë me drogë

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 10:13
Ilustrim

Një gjykatës federal meksikan i specializuar për raste të cilat lidhen me tregtinë me drogë është vrarë mbrëmë në Meksiko.

37 vjeçari, Vinsente Antonio Bermudas, gjykatës në qytetin Toluka është qëlluar me plumb në pjesën e kokës derisa ka dalë nga shtëpia e tij në afërsi të qytetit Metepak, në shtetin federal Meksiko.

Ai ka ndërruar jetë në automjetin e ndihmës së shpejtë rrugës për në spital.

Presidenti Enrike Penja Nieto deklaroi në fjalimin televiziv se e ka urdhëruar kryeprokurorin që ta hetojë rastin.

Bermudes nga muaji mars është marrë me vepra federale për tregti me drogë në Meksiko.

Ai i ka shqyrtuar disa ankesa të shtruara nga avokatët e shefit të kuartelit "Sinaloa", Hoakin El Çapo Gusman dhe Migel Trevino, ish­-shef i kuartelit "Setas".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat