Deri tash tetë gra akuzojnë Trumpin për ngacmim seksual

Amerika

Deri tash tetë gra akuzojnë Trumpin për ngacmim seksual

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 17:03
Donald Trump

Gratë që e akuzojnë Donald Trumpin për ngacmime seksuale tani janë 8. Mbrëmjen e debatit të dytë televiziv, Anderson Cooperi i CNN-it i drejtoi kandidatit republikan një pyetje lidhur me videon e komenteve të tij fyese ndaj femrave.

A mos vallë po thoni se nuk e keni bërë kurrë veprimin e pretenduar aty, ishte ajo që deshi të dinte moderatori.

Trump u shfajësua me pretendimin se bëhej fjalë thjesht për një bisedë mes meshkujsh dhe se asnjëherë nuk ka puthur apo prekur një femër pa dëshirën e saj. “Askush nuk ka më shumë respekt për gratë se unë”, ishin fjalët e miliarderit.

Por ka qenë duket pikërisht ky mohim i fortë që ka shtyrë gratë e ngacmuara prej tij siç pretendojnë, t’i bëjnë publike historitë e tyre.

Përgënjeshtrimet e kampit të 70-vjeçarit dhe sulmi frontal i republikanit ndaj rivales Hillary Clinton, të cilën e quajti “kriminele” dhe pjesë e elitave të korruptuara, që do të mbajnë “status quo” dhe shfrytëzimin e popullit, nuk kanë bërë shumë punë.

Sondazhi i fundit i realizuar nga “Reuters/ipsos” tregon se Hillary ka një epërsi prej 7% ndaj kundërshtarit të vet të madh.

Sipas mediave amerikane, Trump e ka humbur tashmë mbështetjen në Virginia-s, një shtet ky shumë i rëndësishëm për zgjedhjet e nëntorit. Manjati ka humbur një pjesë të përkrahjes së grave, por ka ende votuese të cilat e duan për president dhe e kanë mbytur rrjetin social “Twitter” me mesazhe që përdorin hashtagun #WomenWhoVoteTrump.

Disa prej tyre janë të zgjuara, të arsimuara e racionale. Arsyeja kryesore që citojnë është lodhja nga establishmenti dhe Trump-in e shohin si njeriun që mund të sjellë një 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat