Podesta: FBI-ja po heton hakerimin e emaileve

Amerika

Podesta: FBI-ja po heton hakerimin e emaileve

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 17:53
John Podesta

Shefi i fushatës elektorale të zonjës Klinton, John Podesta tha se FBI-ja po heton hakerimin e emaileve të tij, të publikuara nga WikiLeaks.

Zoti Podesta tha se kjo është pjesë e një hetimi më të gjerë që lidhet me hakerimin e emaileve të Partisë Demokratike, në të cilën dyshohet të jetë përfshirë Rusia.

Zoti Podesta akuzoi Rusinë se po përpiqet të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashluara në favor të zotit Trump, i cili ka shprehur admirimin e tij për presidentit Vladimir Putin.

Ambasadori rus në Uashington Sergei Kislyak i mohoi akuzat se Moska synon të ndërhyjë në një mënyrë a një tjetër në zgjedhjet amerikane.

Rrjedhja e informacionit të emaileve të Partisë Demokratike krijuan momente të vështira për kandidaten Klinton, për shkak të komenteve diskredituese të udhdëdheqësve të partisë ndaj rivalit të saj po brenda partisë Bernie Sanders.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat