Obama u rrëfehet studentëve: “Po kam humbur dhe përulem... kjo më ka bërë më të fortë”

Amerika

Obama u rrëfehet studentëve: “Po kam humbur dhe përulem... kjo më ka bërë më të fortë”

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 11:45
Barack Obama

Presidenti Barack Obama ka fituar dy fushata zgjedhore për Shtëpinë e Bardhë, por të martën, gjatë një bisedë me studentë më ngjyrë, në një qendër bashkiake ai ka rrëfyer se nuk ia ka dalë gjithmonë mbanë.

Obama e përshkroi fushatën e parë për një vend në kongresin amerikan në vitin 2000 si dicka të humbur dhe tha se përulej para kësaj.

“Pa atë humbje - tha Obama - nuk besoj se do ta kisha fituar garën e Senatit në vitin 2004”.

Obama gjithashtu tregoi pasojat nga debati i parë presidencial në vitin 2012 kundër republikanit Mitt Romney, raporton “Reuters”.

"Unë kisha frikë se debati i parë do të shihej gjerësisht. Të gjithë thanë që isha i tmerrshëm - tha Obama në sallën e qytetit të Karolinës Veriore  - E vërteta është se gjithmonë i kam lloj i urryer këto formate debati  kështu që kjo nuk ishte performanca ime më e mirë."

Ai tha ishte frymëzuar pasi kishte nisur të "gërmonte thellë" sepse debati i dytë ishte parë nga vullnetarët e rinj në të gjithë vendin.

"Unë vetëm mendova se këta fëmijë kanë hapur zemrat dhe shpirtrat dhe kanë trokitur derë më derë, vendosa se unë nuk do t’i zhgënjej ata," tha ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat